“Shqiptarët do të paguajnë”, Jorida Tabaku: Paketa fiskale 2022, ligje me porosi për favorizimin e klientëve të qeverisë

0

Partia Demokratike e cilëson paketën fiskale 2022, paketën më klienteliste dhe anti biznes. Nënkryetarja e PD, deputetja Jorida Tabaku shkruan në një postim në “Facebook” se në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë duke hequr përjashtimin për biznese deri në 50 mln lekë duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Sipas saj, nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP. Deputetja e PD thekson se Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në vend dhe se shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

POSTIMI I PLOTË I TABAKUT
Paketa fiskale 2022 është paketa më klienteliste dhe anti biznes!
Qeveria është angazhuar edhe një herë për të shkruar një politikë fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e tyre në kurriz të sipërmarrjes.

Në Paketën Fiskale qeveria do të favorizojë përmes përjashtimit nga TVSH-ja importet e makinerive dhe pajisjeve të realizimit të kontratave, bizneset që kanë mbi 500 mln lekë duke hequr përjashtimin për biznese deri ne 50 mln leke duke dënuar me falimentim bizneset e mesme dhe ato të vogla.

Nga ky përjashtim fitojnë vetëm koncesionarët e mëdhenj të rrugëve me PPP. Kjo quhet kapje e shtetit dhe kjo quhet vendimmarrje me porosi.

Kjo është vendimmarrje me standard të dyfishtë, thonë do heqim përjashtimet ndërkohë përjashtojnë vetëm të mëdhenjtë.

Më tej e njëjta mazhorancë që po i ul taksat oligarkisë dhe vetes së saj duke minuar dhe shkatërruar tregun e lirë, ka vendosur një akcizë për gazin e ngrohjes dhe gatimit.

Janë mbi 80% e familjeve që gjetën shpëtimin tek gazi për ngrohje dhe gatim kur çmimi i energjisë u rrit pas ardhjes në pushtet të qeverisë Rama.

Shqipëria 2022 do të ballafaqohet me paketën më kienteliste që është aplikuar ndonjëherë në Shqipëri. Shqiptarët që janë mbi 30% të varfër në nivelin më të ulët të varfërisë do të paguajnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu