Shqiptarët e Kosovës luten për të vrarët në Serbi

0

Serbia dy ditë më parë është përballur me një krim makabër, ku një 13 vjeçar ka marrë armën e të atit dhe ka sulmuar ditëve të fundit është përballur nga një gjedje e jashtëzakonshme ku si pasojë e sulmeve me armë kanë humbur jetën 17 persona dhe janë plagosur 21 të tjerë.

Sulmi i parë ka ndodhur në një shkollë nga një 13 vjeçar, ku si pasojë kanë humbur jetën 8 nxënës dhe një roje, dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Kjo është një situatë që ka sjellë shumë reagime nga shumë vende nëpër botë, mes të cilave është bashkuar edhe Kosova.

Përmes fotove të publikuara në rrjete sociale shikohen shqiptarët e Kosovës të cilët në nder të viktimave që humbën jetën në Serbi kanë ndezur qirinj në Prishtinë.

“Qytetarët shqiptarë të Kosovës në kryeqytetin Prishtinë bëjnë homazhe për fëmijët serbë të vrarë në Beograd. Krenar për qytetarët e mi njerëzor!”, thuhet në postimin përbri fotove

Ndërkohë një natë më parë në sulmin e dytë të ndodhur në Beograd kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur me armë zjarri nga një 21 vjeçar i arrestuar tashmë 14 të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu