Shqiptarët e Luginës së Preshevës bojkotuar referendumin e mbajtur në Serbi. Kryetari i Këshillit Kombëtarë të shqiptarëve në Luginë, Ragmi Mustafi këto ndryshime i ka quajtur sipërfaqësore. Në nëj intervistë për RTK-në, Mustafi është shprehur se pakicat në Serbi duan ndryshime të mirëfillta jo kozmetike.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë qenë për ndryshime kozmetike të kushtetutës së Republikës së Serbisë derisa ajo nuk ndryshon në mënyrë substanciale. Neni i parë i kësaj kushtetute ende thotë se ky shtet është shtet i shumicës me çfarë edhe i vendos në rend të dytë qytetarët e bashkësive tjera”, deklaroi Mustafi.