Shqiptarët zgjedhin blerjet, jo dijen. Temu,aplikacioni më i shkarkuar

0

Shqipëria ka ndjekur të njëjtën tendencë me pjesën më të madhe të vendeve europiane gjatë vitit 2024, duke e renditur “Temu” si aplikacionin më të shkarkuar.

Të dhënat e publikuara nga Maps Interlude tregojnë se platforma kineze e tregtisë online ka dominuar tregun europian, përfshirë edhe vendin tonë, falë ofertave të shpeshta dhe çmimeve të ulëta, që kanë tërhequr një numër të madh përdoruesish.

Në rajon, situata paraqitet e larmishme; në Serbi ka kryesuar aplikacioni financiar “AllRecovery”, në ndërsa në Mali të Zi, “Tiktok”.
Në Europë, “Temu” ka qenë aplikacioni kryesor pothuajse në të gjitha vendet e mëdha si Franca, Gjermania dhe Spanja. Përjashtime të dukshme janë Italia, ku më i shkarkuari ka qenë “TikTok”, Belgjika me “Klarna” dhe Zvicra, Austria ku ka kryesuar “ChatGPT”.

17 vende të Europës kanë pasur “Temu” si aplikacionin kryesor të shkarkuar,pas tij vjen “Chat GPT”, 11 vende ndonëse ky i fundit u prezantua vetëm në fund të vitit 2024.