Shqiptari bën kërdinë në Itali! Qëllon me armë zjarri fqinjin më pas tenton t’i VRASË familjen

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano ku një shqiptar ka tentuar të vrasë me armë zjarri fqinjin e tij. Mediat italiane bëëjnë me dije se shqiptari është vënë në pranga menjëherë pas ngajrjes.

Mësohet se shqiptari 48-vjeçar kishte patur shpesh herë konflike me fqinjin egjiptian, por ky i fundit rezulton të jetë ai i cili do të përfundonte në fatalitet.

Shqiptari ka qëlluar disa herë me armë në drejtim të fqinjit të tij ndërsa ky i fundit ka shpëtuar duke u larguar në rrugë, e megjithatë shqiptari a vazhduar t’a ndjekë nga pas.

Pasi ka arritur qëllimin duke e plagosur fqinjin ai është kthyer në shtëpinë ku ndodhej vajza dhe gruaja e fqinjit egjiptian. Shqiptari ka tentuar të hapë derën me çekiç dhe ka kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. Në moment vjen policia e cila bëri rrethimin dhe arrestoi shqiptarin.

I plagosuri u transportua me kodin e kuq në poliklinikën San Matteo në Pavia pa lëndime kërcënuese për jetën, më pas u lirua me një prognozë 21-ditore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu