Shqiptari bën sherr me italianin në plazh, për ti shpëtuar policisë futet në det, por …

0

Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes një shqiptari dhe një italiani në Montesilvano, Pescara, Itali.

Siç shkruajnë mediat italiane, sherri ka qenë shumë i dhunshëm dhe nuk ka përfunduar në tragjedi veç prej mbërritjes së policisë dhe autoambulancës.

Italiani mësohet se ka marrë ndihmën mjekësore, ndërsa shqiptari ka tentuar ti shpëtojë policisë duke u futur në det, me qëllim që të arratisej.

Duke pasur frikë për më të keqen, karabinierët kanë kërkuar ndihmën e rojeve bregdetare për të kapur dhe kthyer pas shqiptarin.

Ka qenë njeri prej tyre, i cili me një motor uji ka arritur atë dhee ka kthyer në breg, ku është kapur nga policia.

Asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dëshmi për policinë dhe kjo e fundit ka kërkuar ndihmën e dëshmitarëve për të zbardhur ngjarjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu