Shqiptari dhe braziliani kapen me 260 kilogram kokainë në Slloveni

0

Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, 260 kilogramë, në portin e Koperit pasi dy zhytës u pikasën pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve “Sta”. Dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me motor deti përtej lumit Rizana. Ata u vunë re gjatë tentativës për ta nxjerrë kokainën nga valixhet.

Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu