Shqiptari dhunon berberin në Greqi se si pëlqyen flokët. Pastaj i shkatërron edhe makinën

0

GREQI- Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në qytetin e Pylosit, në Greqi. Kjo pasi ka dhunuar një berber dhe i ka dëmtuar automjetin. Autoritetet bëjnë me dije se 25-vjeçari fillimisht ka ofenduar berberin dhe më pas e ka goditur me shkop, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përveç kësaj, ai ka shkaktuar dëme në automjetin e 51-vjeçarit kur ai është larguar. Ende nuk dihen aryejt e zënkës. Një burim tha se nuk i pëlqyen flokët. Policia greke po heton më shumë mbi rastin.