Shqiptari gjendet i mbuluar me gjak, pranë tij edhe dy vëllezër të plagosur

0

Plagoset me armë zjarri një shqiptar në Itali.
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm, ku mes tyre ishte edhe një shqiptar. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Romë, ku një shqiptar dhe dy vëllezër të komunitetit rom kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit rom të moshës 17 dhe 21 vjeç të cilët jetonin në një banesë pranë rrugës u konfiktuan në rrethana ende të paqarta me 26-vjeçarin shqiptar dhe u plagosën. I plagosur me armë zjarri mbeti edhe shqiptari, i cili mori plagë në fytyrë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit të sotëm, në periferi të Romës, kur edhe policia u njoftua nga banorë të zonës, të cilët dëgjuan të shtënat me armë.

Menjëherë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku gjeti dy vëllezërit italianë të plagosur, ndërsa pak metra larg tyre gjetën edhe shtetasin shqiptar, i cili ishte i mbuluar nga gjaku.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, por i riu shqiptar është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Policia ka mbledhur faktet dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se në momentin kur ka ndodhur ngjarja shqiptari nuk ka qenë i vetëm.

Motivet janë të paqarta, ndërsa hetimet nga autoritetet italiane vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu