Shqiptari hipën në çatinë e ‘shtëpisë së barit’ në Angli, por bie. ‘Më premtuan në ndërtim’

0

Një aksion policor që u ngjan më shumë një skenari filmi është zhvilluar në Birmingham, Angli, ku në pranga është vënë një 22- vjeçar shqiptar.

I riu shqiptar i arrestuar është identifikuar me emrin Xhesi Hajdari, teksa sipas mediave të huaja, ai është kapur në një banesë që ishte kthyer në laborator droge.

Pasi ka vënë re praninë e policisë, ai është përpjekur të arratiset dhe, ka hipur në çati nga ku më pas është rrëzuar. Ndërkohë oficerët kontrolluan shtëpinë dhe zbuluan më shumë se 150 bimë kanabisi. Energjia elektrike gjithashtu ishte rilidhur në mënyrë të rrezikshme.

Hajdari deklaroi para autoriteteve se kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe për t’i shpëtuar gjakmarrjes, e cila i kishte shkatërruar familjen. Ai shtoi se kishte shkuar në Angli për të punuar në ndërtim, por takoi dy shqiptarë që e çuan në Westfield Road, ndërsa detyra e tij në fermën e kanabisit ishte mirëmbajtja e tyre dhe rritja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu