Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Genova, Itali pasi është kapur duke vjedhur. Sipas mediave italiane rreth orës 22:00 të ditës së djeshme, një person ka telefonuar policinë dhe e ka njoftuar për shqiptarin i cili po vidhte brenda një shtëpie.
Pasi kishte marrë vesh se pronarët kishin shkuar me pushime, shqiptari u fut brenda në shtëpi dhe nisi të merrte gjërat me vlerë që gjeti brenda. Në ato çaste mbërriti policia dhe ai u arratis duke u larguar nëpër disa shkurre.
Pas disa tentativave për të goditur policinë dhe arratisur, shqiptari u detyrua të dorëzohet. 30-vjeçari ka precedentë të ndryshëm penalë dhe është arrestuar edhe më parë për të njëjtin lloj krimi.
Kur u arrestua shqiptari kishte me vete një orë floriri Rolex, bizhuteri të ndryshme të çmuara dhe 980 euro cash të cilat rezultuan se ishin objekte të vjedhura brenda banesës së sapo “vizituar”.