Media britanike Daily Mail ka publikuar një investigim për krimet ku janë përfshirë emigrantët e paligjshëm që kanë udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Në shkrimin e publikuar, trajtohet arrestimi i një të riu shqiptar më 23 tetor të këtij viti i cili kishte udhëtuar me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.
LAJM I FUNDIT/ Gara me mjetet sportive kthehet në tragjedi në Durrës! 40-vjeçari vdes pas përplasjes
Daily Mail shkruan se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte hyrë me forcë brenda shtëpisë së një shtetaseje britanike.
Ai kishte hyrë në banesën e Sue Doyle dhe kishte përdorur celularin e saj për të kontaktuar me një shtetas shqiptar, Rezart Balesin 40 vjeç.
U gjet e zhveshur dhe pa shenja jete poshtë pallatit, rinisin HETIMET për kenianen, ja detyrat e reja te Prokurorisë…
Ky i fundit, sipas medias britanike, është i kërkuar në Shqipëri për pastrim parash. Gjithashtu, i riu shqiptar i kërkoi britanikes që ta transportonte drejt Londrës ose Mançesterit.
Shkodra “nën” ujë, myftiu i qytetit thirrje institucioneve: Pamja njësoj si përmbytjet e 2010-tës, mund ta evitoni…
Mesazhi i fundit i tij drejtuar 40-vjeçarit Balesi ishte shkruar në shqip: Mendoj se më gjetën. Më siguro një avokat. Policia ka hyrë në shtëpi.
Pas kësaj ngjarje, vijon shkrimi, shtetasja britanike ishte larguar nga shtëpia e saj ku kishte jetuar prej 30 vitesh.