I riu shqiptar tenton të përdhunojë një ukrainase në një klub nate.
Media italiane raporton se ngjarja ndodhi në një klub nate në Ponte Buggianese. 24-vjeçari shqiptar e kapi për krahu ukrainasen dhe e futi me forcë në tualetin e meshkujve duke e mbajtur të mbyllur.
Më pas ai tentoi ta përdhunonte por hoqi dorë vetëm kur 28-vjeçarja ukrainase, banuese në qytet, e bindi se do të ishte më mirë nëse do të shkonin në një vend më intim për ata.
Por ajo u arratis dhe denoncoi menjëherë të riun shqiptar i cili tani ndodhet në burg me akuzën e sulmit seksual, plagosjes dhe rrëmbimit.