Shqiptari kapet me 10 kg kokainë në Itali, e kishte fshehur te goma rezervë

0

Një shqiptar është arrestuar, pasi në automjetin “Alfa Romeo” me të cilën po udhëtonte në autostradën e zonës së Cassino në Itali (Frosinone), i janë gjetur 10 kg kokainë.

Aksioni është zhvilluar ditë më parë, por u publikua sot në mediat e vendit fqinj. Ka qenë qëndrimi nervoz i shoferit që çoi oficerët e policisë në kontroll të detajuar të mjetit.

Ai dha përgjigje dyshuese në lidhje me destinacionin ku shkonte, të dhënat e automjetit që posedonte dhe nga po vinte.

Nën mbulesën e ndarjes së rrotës rezervë, u gjet një qese e madhe plastike që përmbante “tullat” e kokainës, informon media italiane. Vlera e drogës në treg nëse shitej me pakicë do të siguronte të paktën 1 mln euro të ardhura

Shoferi u arrestua më pas me akuzën e posedimit dhe trafikimit të narkotikëve dhe u transferua në burgun e Cassinos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.