Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se një 37-vjeçar shqiptar, ka dhunuar e ka tentuar të vrasë gruan e tij.
Por, ndërhyrja në kohë e kunatës, ka bërë që ngjarja e rëndë të mos përfundojë me fatalitet. Në kohë rekord, gruaja ka kapur armën që kunati mbante i duar, duke bërë që plumbi të godasë dyshemenë dhe jo gruan.
Burri është identifikuar nga policia italiane, e bëhet fjalë për Ervis Rakipaj, i cili dhe më herët ka qenë në burg për akuzën e vrasjes në tentativë dhe keqtrajtimi në familje.
Por si ndodhi ngjarja?
Fatmirësisht, britmat e saj ia ka dëgjuar motra e saj, e cila ka vrapuar me shpejtësi dhe ka lëvizur armën nga duart e kunatit, ku fatmirësisht, plumbi ka rënë në tokë dhe jo në trupin e saj.
Ndërhyrja në kohë e kunatës nuk ka lejuar që ngjarja e rëndë të përfundojë me fatalitet. Ajo ia ka kapur armën dhe e ka drejtuar drejt tokës, duke bërë që plumbi të godasë në dysheme.
“Ose më thuaj të vërtetën, ose askush nuk del nga këtu i gjallë”, mësohet të ketë thënë burri.
Çfarë tha Policia për ngjarjen:
“Ervis Rakipaj ishte i tërbuar, fillimisht i hodhi një karrige dhe sende të tjera gruas, më pas mori
armën dhe ma drejtoi në gjoks në një distancë prej një metër e gjysmë. Ai tërhoqi këmbëzën dhe kunata e tij, motra e gruas, e cila ishte pranë tij, arriti të kapte tytën dhe të devijonte të shtënën në tokë, e cila shpoi dyshemenë.
Menjëherë pasi burri iku, ai gjuajti një tjetër plumb në tokë dhe më pas e hoqi pushkën duke e hedhur midis ferrave në zonën hekurudhore. Kur u kthye në shtëpi, ai i hapi derën karabinierëve, ndërkohë bërtiti kunata e tij e cila ishte mbyllur në banjë, por ai tha se asgjë nuk kishte ndodhur dhe se po flinte”.