Shqiptari pl*agos me th*ikë italianin, 52-vjeçari përfundon në spital

0

ITALIA- Një 32-vjeçar me origjinë shqiptare ka plagosur me thikë një italian për shkak të një debati në një stacion autobusi në shtetin fqinj. Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur të dielën e 29 shtatorit, rreth orës 14:00 në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre.

Bëhet me dije se 32-vjeçari pasi e ka goditur me thikë 52-vjeçarin ka vijuar ta sulmojë sërish duke e goditur me këmbë në fytyrë. I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë shqiptari u arrestua me akuzën e sulmit të rëndë teksa nga hetimet e kryera u thuhet se italiani nuk e kishte njohur më parë shqiptarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu