Shqiptari shkatërron një mjet ë parkuar në Bari, ndërhyn policia, por ai dhunon efektivët së bashku me shokun e tij

0

ITALI- Një skenë dhunë është regjistruar mbrëmjen e 22 qershorit ku protagonistë ishin dy burra shqiptarë. Ngjarja ndodhi në Santeramo in Colle, në zonën e Barit. Shqiptarët dhunuan dhe sulmuan brutalisht ëfëktivët e policisë.

E gjitha filloi pas telefonatave të shumta në 112, të cilat raportuan një burrë kishte ndërmend të bllokonte trafikun dhe të dëmtonte një makinë të parkuar. Kur mbërriti policia, situata degradoi dhe burri filloi të fyente dhe kërcënonte policinë. Më tej ai goditi njërin prej policëve me një grusht të dhunshëm në fytyrë.

Situata u përkeqësua me mbërritjen e një bashkatdhetari të agresorit, i cili në vend që të qetësonte situatën, i sulmoi ushtarët me shuplaka dhe grushte. Pas sulmit u desh ndërhyrja e një patrulle e cila arrestoi dy individët, të akuzuar tani për dëmtim, rezistencë dhe dhunë ndaj një zyrtari publik.

Videon e gjeni  KËTU