Shqiptari vret tunizianin në Romë. Në polici, 41 vjeçari tha…

0

Një 33-vjeçar tunizian u gjet i pajetë në Romë, jashtë Basiles, me plagë të thella thike në kraharor dhe kokë. Vrasësi i tij i dyshuar u arrestua këtë mëngjes, një 41-vjeçar shqiptar.

Trupi i viktimës u gjet dje rreth orës 11:30 në zonën e Tiburtino Terzo. Emergjenca që mbërriti në zonë vetëm sa konstatoi vdekjen e tunizianit për shkak të plagëve të thella.

Hetimet e karabinierëve të Montesacro, brenda pak orësh çuan në arrestimin e vrasësit të dyshuar dhe për të sqaruar motivin.

Ishte ora 11 e mëngjesit dje, kur burri, në kulmin e një debati për arsye të kota me të njohurin e tij 33-vjeçar, duke e goditur më pas disa herë me thikë. Menjëherë pas vrasjes, 41-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.

Mediat italiane shkruajnë se burri ishte në gjendje të dehur në momentin kur kreu aktin e rëndë.

41-vjeçari u gjurmua nga karabinierët ndërsa po shëtiste, me sa duket pa qëllim, përgjatë rrugës “Tiburtina”. Në kohën e arrestimit, shqiptari kishte veshur të njëjtat rroba, përveç këmishë së njollosur me gjak, e cila u gjet në një kosh plehrash.

Arma e përdorur një thikë 24 cm, u gjet jo shumë larg vendit të krimit.

Në polici, gjatë marrjes në pyetje, burri pranoi përgjegjësinë e vrasjes dhe me urdhër të autoriteteve gjyqësore, ai u dërgua në burgun e “Regina Coeli”. Trupi i tunizianit u transportua në Institutin e Mjekësisë Ligjore “Verano” për ekzaminimin pasues të autopsisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu