Shqiptari xheloz masakron gruan në Itali, vetem se doli me…

0

Ishte aq xheloz për bashkëshorten saqë mundohej t’i kontrollonte çdo gjë. Madje nuk donte që të kishte marrëdhënie shoqërore me njerëz. Donte që të mos të dilte as me shoqet. Dhe kur mësoi se gruaja dilte herë pas here me ndonjë mikeshë lindi dhuna. Është kjo historia e një çifti shqiptar në Torino të Italisë që ka përfunduar me bashkëshortin pas hekurave. Shkak është bërë dhuna e vazhdueshme e tij ndaj gruas që siç shkruajnë mediat italiane ishte plot “me shuplaka, grushta dhe shkelma”.

Një ferr i vërtetë për gruan dhe që fatmirësisht përfundoi më 5 Korrik të këtij viti. Shqiptari, një 23-vjeçar, u arrestua pas ndërhyrjes së policisë. Ai akuzohet për dhunë në familje, por edhe për rezistencë ndaj agjentëve të policisë pasi në momentin e arrestimit është përpjekur t’i godiste.

 

Sherri i fundit mes çiftit ndodhi pas darkës. Kanë qenë fqinjët ata që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu