Gjendet kufoma e një shtetasi shqiptar në ishullin Paro të Greqisë. E gjetur nga disa alpinistë në shetitjen e tyre në Agio Anargiron, kufoma është me shkallë të lartë dekompozimi .
Viktima është rreth 40-45 vjec dhe nga një ekzaminim makroskopik u zbulua se kishte dëmtime në kokë, ende të panjohura. Vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse e kanë vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.