Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Lartë. GJL do të shqyrtojë sot çështjen ndaj ish-ministrit, i akuzuar më herët për trafik narkotikësh dhe grup kriminal ne bashkëpunim me klanin “Habilaj”.
Në shkallën e parë, Tahiri u dënua me 3 vite shërbim prove për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa gjykata e Posaçme e Apelit prishi këtë vendim duke urdhëruar gjykimin nga e para me një trup tjetër gjykues.
Pikerisht për këtë vendim Tahiri iu drejtua Gjykatës sëLartë me rekurs, ndërsa kjo e fundit pritet të shprehet mbi vijueshmërine e një prej proceseve me te bujshme të viteve të fundit.