Shtangë, Toska: Shtërmeni në formë për kampionatin

0

Në prag të garave, trajneri i Shtërmenit, Leonard Toska, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka folur për pritshmëritë dhe objektivat e skuadrës së tij:

“Po stërvitemi fort çdo ditë dhe gjendja e sportistëve është shumë e mirë. Djemtë janë në formë të shkëlqyer. Edhe pse në moshë të re, të tre peshëngritësit tanë do të matin forca me të rriturit. Ertjan Kofsha, Samoel Rrasa dhe Mariglen Kofsha janë me shumë perspektivë për të ardhme e peshëngritjes shqiptare.

Ata do të mësohen që tani për gara të forta dhe me rivalë më të mëdhenj në moshë. Kam besim të madh te këta djem. Jam shumë i kënaqur me Ertjan Kofshën, i cili në garën e kontrollit ngriti 200 kg në stilin e shtytjes.

Edhe Samoel Rrasa nuk është më pak, pasi bëhet fjalë për një talent do të ketë të ardhme të madhe. Me perspektivë është edhe Mariglen Kofsha, që ka të dhëna shumë premtuese. Pra, me pak fjalë jam shumë optimist për ekipin, ndërsa dua ta mbyll me një falenderim për Bashkinë Cërrik dhe federatën për mbështetjen që na japin”, u shpreh trajneri Toska.