Shtatori është bërë muaji i katërt me radhë që thyen rekordet globale të temperaturës. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S), ky shtator pati temperaturat më të larta globale që nga fillimi i matjeve në vitin 1940.
Në një temperaturë të ajrit sipërfaqësor prej 16.38 gradë Celsius, muaji ishte 0.93 gradë më i lartë se mesatarja 1991-2020 dhe 0.5 gradë më i lartë se kulmi i mëparshëm i vendosur në 2020. Gjetjet kanë tronditur shkencëtarët, shkruajnë mediat e huaja.
“Nuk është vetëm shtatori më i nxehtë i regjistruar. Është më e nxehta me një diferencë të madhe. Ne presim që temperaturat të vazhdojnë të rriten me rritjen e vazhdueshme të përqendrimeve të gazeve serrë. Por është befasuese të shohësh këtë kërcim të madh”, tha për Geographical Dr Paulo Ceppi, një shkencëtar klimatik për Kolegjin Imperial në Londër.