Shtatzënë për herë të dytë? Pyetja që po “mundon” shqiptarët, Kiara përgjigjet troç

0

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar më në fund, duke iu dhënë fund spekulimeve se mund të jetë në pritje të ëmbël.

Përmes një InstaStory, moderatorja ka ndarë pyetje-përgjigje me ndjekësit e saj, teksa ka vendosur që të përgjigjet shkurt dhe qartë, se nuk është shtatzënë.

“Je shtatzënë?”, e ka pyetur njëri nga ndjekësit e saj, ndërsa Kiara është përgjigjur troç: “Jo”.

Kujtojmë se kjo është herë e dytë brenda pak ditësh që moderatorja ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve. Pak ditë më parë ajo pati mohuar lajmet duke u shprehur qartë se nuk është në pritje të ëmbël megjithëse nuk e përjashton mundësinë në të ardhmen.

Luizi dhe Kiara janë çifti më i famshëm i Big Brother VIP 2, dhe janë prindër të një vajze, e cila quhet Luna Mari.