Shteti i parë në Evropë, Malta legalizon përdorimin e Kanabis për përdorim personal

0

Malta do të bëhet këtë javë vendi i parë evropian që do të legalizojë kultivimin dhe posedimin e kanabisit për përdorim personal. The Guardian shkruan se posedimi i deri në shtatë gramë drogë do të jetë i ligjshëm për personat e moshës 18 vjeç e lart dhe do të lejohet të rriten deri në katër bimë kanabisi në shtëpi, me deri në 50 gr produkt të tharë të ruajtur.

Një votim në favor të legjislacionit në parlamentin maltez të martën do të pasohet nga ligji që do të nënshkruhet nga presidenti në mënyrë që ai të miratohet deri në fundjavë.

Lëvizja e Maltës, shteti më i vogël anëtar i BE-së, ka të ngjarë të pasohet nga reforma në të gjithë Evropën në vitin 2022. Gjermania njoftoi së fundmi një lëvizje për të krijuar një treg të rregulluar ligjërisht, pas njoftimeve nga qeveritë e Zvicrës, Luksemburgut dhe Holandës. Është planifikuar një referendum në Itali, ndërkohë që Kanadaja, Meksika dhe 18 shtete amerikane kanë miratuar tashmë legjislacion të ngjashëm.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu