“Shteti ka rënë, qeveria të ikë urgjent”, Vasili ngre dyshimet pas sulmit kibernetik: Ndodhi pas skandaleve korruptive, rrezikohet të zhduken dokumentet

0

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik që ka paralizuar portalin “e-Albania” dhe tëgjitha shërbimet online të ofruara.

Sipas Vasilit, shteti ka rënë dhe qeveria duhet të jepte dorëheqjen. Ai ngriti dyshimet sesi sistemi u sulmua menjëherë pas skandaleve korruptive të publikuara ndërsa shtoi se dokumentet ishin në dorë të të korruptuarve që mund t’i zhduknin.

Reagimi i Plotë:

Qeveria te ikë, Shteti ka rene totalisht, shpartallohet qellimisht sherbimin on-line!
Qellimet shume te mbrapshta te qeverise fusin duart te sherbimi publik on line.
Vetem pak kohe me pare Edi Rama çirrej e bertiste per funksionimin perfekt te ketij sherbimi.
Pas publikimit te skandaleve shume te renda korruptive, ” papritmas’ sherbimi on line bllokohet nje te djele vere.
Asnje shqetesim nuk pati dhe asnje mase nuk u mor nga Rama dhe Qeveria kur miliona te dhena dolen rrugeve qe nga kartat e identitetit, rrogat e qytetareve, targat e makinave, numrat e telefonit.
Shteti ka rene totalisht ndaj kryeministri dhe qeveria duhet te dorehiqen urgjentisht ne bllok.
Asnje element i sigurise kombetare nuk ekziston më dhe terrorizmi, krimi i organizuar dhe trafikantet i kane te gjithe keto te dhenat ne duart e tyre.
Te gjitha dokumentet e hedhura ne sistem jane duar te te korruptuarve, qe mund te zhdukin çdo lloj dokumenti qe duan.
Te gjitha sherbimet per qindra mijra e miliona qytetare brenda dhe jashte vendit jane bllokuar.
Shteti ka rene perfundimisht qeveria nuk mund te rrije asnje sekonde me tej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu