Shtirej si Lorik Cana dhe bën kërdinë me femrat

0

 

Një shtetas francez ka bërë kërdinë me femrat duke u shtirur si ish-ylli i kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

David Gabrieli, që jetonte në Sidnei, akuzohet të paktën për abuzimin me 4 femra, nga gushti 2017 deri në janar të vitit 2018.

Njohja me femrat bëhej përmes internetit ku ai kishte vendosur në profil foton e Lorikut ndonëse punonte si mjek.

Burri përdorte foton e ish kapitenit të kombëtares sonë për të joshur femrat dhe për ti sjellë në apartament.

Por aventura e ka pasur një fund. Pas denoncimit nga femrat e mashtruara policia ka mundur të pikasë dhe ka vënë në pranga autorin.

Mbi 39 vjeçarin e arrestuar rëndojnë së paku 22 akuza, 6 prej të cilave nga kryerja e marrdhënieve pa pëlqimin e femrave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu