Shtohen rastet me Covid 19, Berati me numrin më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me numrin e popullsisë

0

Berati është qyteti më numrin më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me numrin e popullsisë.

Sipas burimeve të drejtorisë së shëndetit publik dhe repartit të Covid 19 në Spitalin rajonal Berat numri i personave të infektuar nga virusi vdekjeprurës ka qenë në rritje ndërsa pothuajse çdo ditë ka patur edhe humbje jete.

Mësohet se 164 qytetarë janë aktiv ku 4 prej tyre janë mësues dhe 13 nxënës dhe fëmijë të vegjël. Çdo ditë çohen drejt Tiranës 7 deri 10 pacient. Pak ose aspak kanë qenë masat anti-Covid. Në shkolla nxënësit nuk respektojnë asnjë nga masat anti-Covid.

Sheshet oborret e shkollave nxënësit qëndrojnë të grumbulluar pa maska pa dezinfektant pa respektuar distancat. Po kështu në institucione ka grumbullime të qytetarëve si tek pikat ku të moshuarit marrin pensionin apo zyrat ku qytetarët marrin dokumentet që u nevojiten çertifikatat në zyrat hipotekës apo gjendje civile.

Në lokale shërbehet pa maskë si dhe në markete. Vlen të përmendim se në gjimnazet e Beratit dhe në shkollat 9-vjeçare ka pasur raste të nxënësve dhe mësuesve të infektuar me Covid-19 ku disa klasa u mbyllën dhe humbi jetën po nga Covidi drejtori i njërit prej gjimnazeve më me emër në Berat i cili ka dhe numrin më të lart të nxënësve.

Të infektuar dhe me humbje jete ka patur edhe tek moshat e vogla në repartin pediatrisë. Theksojmë se mos respektimi i masave anti-Covid e ka nxjerr Beratin një nga qytetet më të ekspozuar me rastin më të lart të infektuar me virusin vdekjeprurës Covid-19 dhe numrin më të lart të vdekshmërisë në krahasim me popullsinë./FAXWEB.AL