Shtrimi i tij në spital shkaktoi polemika të mëdha, sekretari amerikan i Mbrojtjes vuan nga kanceri

0

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin pësoi një infeksion urinar pas një operacioni për kancerin e prostatës, kanë deklaruar mjekët duke zbuluar arsyen e shtrimit të Austin.

Në një deklaratë, mjekët theksuan se kanceri u kap herët dhe thanë se “prognoza e tij është e shkëlqyer”.

Austin, 70 vjeç, u përball me kritika pasi zyrtarë të lartë amerikanë por edhe qytetarë, nuk ishin të informuar mbi arsyen e shtrimit të tij në spital.
Ai ka kërkuar falje që nuk “u sigurua që publiku të ishte informuar siç duhet”.

Pentagoni konfirmoi se Austin mbeti i shtruar në spital të martën.

“Sekretari Austin vazhdon kurimin duke patur një ecuri pozitive dhe mbetet në gjendje të mirë shpirtërore. Ai është në kontakt me stafin e tij të lartë dhe ka kthjelltësinë e nevojshme duke vazhduar të monitorojë operacionet e tij të përditshme të DoD në mbarë botën,”- tha një zëdhënës amerikan për mediat.

Një kontroll në dhjetor të vitit 2023 “identifikoi kancerin e prostatës “, thanë në një memo mjekët në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare Ëalter Reed, spitali më i lartë ushtarak i vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu