Shtyhet seanca, babai i Enkelejda Hoxhës/ Vajza ime viktimë e politikës

0

KLGJ në mbledhjen e kësaj të enjte ka vendosur shtyrjen e seancës gjyqësore për gjyqtaren e arrestuar në Krujë, Enkelejda Hoxha. Sipas këtij vendimi seanca gjyqësore për gjyqtaren është shtyre nga data 2 për datën 4 mars.

Babai i gjyqtares në një deklaratë për mediat shprehet se vajza e tij eshte viktimë e politikës.

Ai tha se duhet të hetohen ato çka bëhen nëpër burgje dhe mos të mbulohen vendimet e tyre.

“Shkaktoi dy vdekje në Durrës dhe në Vlorë. Kush i dha paratë? Pse e lanë deri në atë shkallë. Admir Tafili u hoq nga Peqini dhe u çua në Laç dhe më pas në shtëpi. Aty la të vdekur dy persona. Vajza ime është nga më punëtorët, më e përkushtuar. I ka lënë dy fëmijë në shtëpi që nuk e kanë parë në mëngjesi kur zgjohen apo kur erdhi nga puna pasdite. Kështu është situata e saj. Është presion. Është viktimë nga politika. Si ka mundësi që ti kryeministër betohesh me një gjyqtar? Ose ta lësh në klasë duke mos marrë venttingu, ç’të duhet ty me këto? Si ka mundësi që të ndërhysh ti, shoqja e vajzës sime është këshilltare në Gjykatën e Lartë, vetëm se liroi djalin e deputetit. Ajo e la në burg djalin e deputetit se i takonte.

Po ty s’të takon?

Si ka mundësi që të thuash ti që, do i gatisim këtu?Shoqja e saj është këshilltare në Gjykatën e Lartë, tjetra vajti anëtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Urdhëro se kush i ka bërë skenat dhe kush i ka filmuar. Unë ju them kështu ju vëllezër e motra, hyni në problemin e burgjeve në qeliza, do shihni se çfarë është bërë atje. Me një anë thonë se nuk e ka bërë. Po si ka mundësi që ai vendim nuk analizohet. Hyni me themel një 30-mujorsh tek Burgjet. Mos t’i hedh lavando inspektorit të lartë të drejtësisë”, është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë se Enkelejda Hoxha është arrestuar në krye të detyrës së bashku me 9 persona të tjerë pasi dyshohet se ishte bërë pjesë e një skeme korruptive që ndodhte në këtë institucion.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu