TIRANË- Ministria e Arsimit dhe Sporti e ka shtyrë sërish afatin e regjistrimit të të gjithë nxënësve në arsimin parauniversitar.
Afati për nxënësit cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e- Albania, por vijojnë mësimin fizikisht, të regjistrohen online brenda datës 30 shtator.
Ministria e Arsimit ka sqaruar se kjo ndodh sepse viti 2023-2024 është viti i parë shkollor ku i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) do të realizohet vetëm nëpërmjet sistemit SMIP.