Shuhet shkëndija! Donald dhe Trixa drejt ndarjes, pakënaqësitë shprehen hapur

0

Këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe aktori Donald Veshaj duket se po i japin fund marrëdhënies së tyre që nisi brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ditët e fundit dyshja janë parë mjaft të distancuar e madje Trixa ka shprehur hapur se diçka mes tyre nuk shkon.

“Jam mërzitur gjithë këto ditë. E di që ka ulje-ngritje në një marrëdhënie, por unë dua vëmendjen që më ke dhënë. Jo ta ulësh direkt kështu. Zgjohesh në mëngjes, bën ato gjërat e tua dhe ikën ulesh në një cep, jam unë ajo që vij e ledhatohem gjithmonë. E kam bërë 2-3 herë pastaj jam mërzitur. Nëqoftëse ti përfshihesh shumë, unë përfshihem akoma më shumë. Reagimet e mia kanë ardhur nga veprimet e tua. Tani nuk dua që gjërat të bëhen sepse t’i thashë unë, dua të vijnë natyralisht. As nuk dua fare t’i bësh në mënyrë mekanike se të thashë unë. Mbaje për vete,”- tha këngëtarja duke shprehur hapur faktin se diçka mes tyre nuk po shkon më.

Të dy u panë, u pëlqyen dhe u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në shtëpi në një kohë që aktori kishte lënë jashtë shtëpisë pezull marrëdhënien me moderatoren Bora Zemani. Donaldi dhe Beatrix këmbëngulnin se duheshin e pëlqeheshin shumë pavarësisht se rrjeti u kundërvu ndaj të dyve duke lëshuar lumë ofendimesh për ‘tradhëtinë’ e bërë ndaj Borës. Por, siç duke, shkëndija qenka shuar shpejt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu