Shuma marramendëse/ U vra dje brenda makinës me breshëri plumbash, flet vëllai i Iljaz Çalit: Ky person na ka borxh 1 milion USD

0

Është zbardhur për mediat ditën e sotme dëshmia e vëllait të Iljaz Çalit, që mbeti i vrarë një ditë më parë në kthesën e Rinasit me breshëri plumbash.

Bëhet me dije se dëshmia e të vëllait të Iljaz Çalit, Zeqir Çali, do të shërbejë si një pistë e rëndësishme e hetimeve për ekzekutimin e të riut mbrëmjen e djeshme pranë kthesës së Rinasit.

Ndër të tjera mësohet se në dëshminë përpara uniformave blu, ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë hasmëri si familje, por përmend një borxh që i kanë persona të tretë që kap vlerën e 1 mln dollarë. Bëhet fjalë për një sasi të shitur prej 2400 tonëve krom nga biznesi që 2 vëllezërit dispononin, “Çali-Metal”.

“Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh që shtetasi RR.D na ka prej tre viteve në vlerën e tregut prej 1 milionë dollar për sasinë e 2400 tonëve krom”, mësohet të ketë thënë vëllai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu