“Shumë e vështirë të gjej gjëra të paraardhësve të mi”, Klodi Toptani: I koleksionoj objektet antike sepse mendoj për arkivat

0

Mbrëmjen e sotme, në emisionin ‘Fol me Mua” nga Rovena Dilo të transmetuar në Fax News, ka qenë e ftuar administratorja e qendrës së “Kalasë së Tiranës”, Klodi Toptani.

Gjatë intervistës ajo ka tzbuluar dashurinë e madhe për gjërat antike në përgjithësi dhe në veçanti me objektet të cilat lidheshin me të shkuarën dhe me rrënjët e saj të Toptanëve.

Ajo tha se kishte shumë pak objekte të paraardhësve të saj si shkak i internimeve dhe mbase ky kishte qenë shkaku që edhe dëshira për koleksionet kishte qenë aq e madhe. Ndërsa nuk thotë të njëjtën gjë për djemtë e saj, të cilët i konsideron ende në një moshë të vogël për të bërë vlerësimin e rëndësisë së objekteve antike.

Rovena Dilo: Pashë kaq shumë objekte në shtëpinë tënde

Toptani: Të gjitha objektet që unë kam këtu flasin. Unë kam shumë objekte sepse i dua gjëra antike ndoshta më vjen nga familja por që e vogël më ka pëlqyer. Dhe them se bëj mirë sepse më shkon mendja tek arkivat. Është shumë e vështirë të gjesh gjëra të Toptanëve. Kushedi ku i kanë degdisur sepse kanë qenë të internuar, maksimumi kanë mbajtur ndonjë fotografi.

Ndoshta edhe malli im më vjen nga kjo. Unë i kam shumë dashuri, fëmijët e mi nuk i duan aq shumë. Por për momentin djemtë e mi janë lodhur ndoshta nga këto gjëra. Unë them që ata mund ta shijojnë këtë pas moshës 30 apo 40 vjeç sepse atëherë fillon dhe kërkon rrënjët. Këto janë objekte që kanë vlerën e kohës.

Mua më tërheq çdo gjë antike në përgjithësi, gjithçka e bukur që ka vlerë. Kshu që nomralisht të gjitha këto gjëra nuk janë vetëm shqiptare por dedhe të huaja. Unë edhe shtëpinë e kam si muze.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu