Këngëtari i njohur, Alban Ramosaj ka paralajmëruar ndjekësit e tij për diçka të veçantë. Me anë të një story në “Instagram”, këngëtari tha se ka një surprizë për të gjithë nesër, por ka preferuar që të mos japë shumë detaje lidhur me çfarë do të paralajmërojë.
“Nesër kam një surprizë për të tërë. Shumë gjëra për të thënë. Shihemi nesër,”-shkruan ai në postimin e tij.
Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit, mendohet se Albani mund të sjellë ndonjë projekt të ri me motrën e tij, Beatrixën, ose mund të japë komentin e tij lidhur me trekëndëshin e dashurisë “Beatrix-Donald-Bora”. Beatrix Ramosaj u përfshi në një histori dashurie me Donald Veshaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”, vetëm disa javë pasi aktori shkëmbeu puthje me moderatoren Bora Zemani brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.