Ambasadorët e SHBA dhe BE, Yuri Kim dhe Luigi Soreca janë takuar para zgjedhjeve të 25 prillit.
Nën rrezet e diellit dhe të buzëqeshur, znj.Kim thotë se shumë sfida kanë përpara si zgjedhjet, Reforma në Drejtësi apo integrimi në BE.
Sipas saj, një gjë është e sigurt, bashkëpunimi SHBA- BE për Shqipërinë ëhstë më i fortë se kurrë
STATUSI NGA YURI KIM
Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet 4/25, oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe jam dakord që bashkëpunimi SHBA- BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.