Si Berisha! Duma: Të krijojmë bord me mandat 4-5 mujor deri në zgjedhjen e kryetarit të ri

0

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka bërë një propozim për riformimin e PD-së. E ftuar në “Opinion”, Duma tha se duhet krijuar një bord drejtimi, që duhet të marrë kompetencat e Kryetarit dhe të ketë një mandate 4-5 mujor, një ide e ngjashme me atë që bëri ish-kryeministri Sali Berisha duke ngritur Komisionin e Rithemelimit. Sipas Dumës, pas mandatit të bordit, duhet të kalohet në zgjedhjen e një lideri të ri.

“Na duhet të krijojmë një bord drejtimi, që duhet të marrë kompetencat e Kryetarit. Ky bord drejtimi duhet të ketë në përbërje qoftë ata që iu bashkuan Foltores, qoftë të tjerë që mbetën në siglën e PD. Mendoj se bordi duhet të ketë një mandat 4-5 mujor dhe më pas të kalohet në zgjedhjen e një lideri të ri,”- tha Duma ndër të tjera.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu