Në fundjavën që lamë pas, Justin Bieber organizoi një ndejë, në të cilën ishin pjesëmarrës shumë njerëz të suksesshëm dhe të famshëm.
Ndër të pranishmit ishte edhe miliarderi Jeff Bezos dhe e dashura e tij, Lauren Sanchez.
Gjatë gjithë kohës, çifti nuk i ndaheshin njëri-tjetrit, ndërkohë që kishin shkëmbyer puthje dhe përkëdhelje, ndërsa në ndejë i pranishëm ishte edhe ish- i dashuri i Lauren, lojtari i NFL, Tony Gonzalez.
52-vjeçarja kishte shkëlqyer me fustan të bardhë që ia theksonte figurën trupore, derisa çifti dukej i lumtur gjatë gjithë kohës.