‘Si i thuhet në shqip’? Batuta e famshme e Beatrix Ramosajt në protestë

0

Kur Triksa ishte në BBV u bë e famshme edhe për frazën “qysh thuhet bukur në shqip” teksa ishte në dhomën e rrëfimit? Ky moment u bë menjëherë viral në rrjet dhe u postua shumë në rrjetet sociale.

Por, së fundmi batuta e këngëtares së njohur është parë edhe në protestën e madhe që u zhvillua mbrëmjen e djeshme përballë kryeministrisë, për uljen e çmimit të naftës.

Batuta e famshme e Beatrix Ramosajt në protestë, shikoni si reagon

Vetë këngëtarja ka ripostuar në “Instastory” një foto nga një faqe, ku duket një qytetar i cili mban në dorë një pankartë ku shkruhet: “Si i thuhet në shqip: Ul taksat”.

Këngëtarja e dashur për publikun e ka marrë me shumë sportivitet postimin duke e shoqëruar me disa emoji, një nga të cilës është një emoji duke qeshur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu