Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore? Rënie e fortë për monedhat e huaja!

0

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të ndjeshme të kuotës nga java që lamë pas duke e nisur edhe këtë javë negativisht pasi është blerë këtë mëngjes me 84.1 lekë dhe është shitur me 85.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë mëngjesin e sotëm me 97.5 lekë dhe është shitur me 98.3 lekë duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës nga java e shkuar.

Franga zvicerane ka pësuar sot një rënie të konsiderueshme të vlerës pasi në raport me javën e kaluar është blerë sot me 103.1 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik është dobësuar ndjeshëm duke pësuar edhe ai zbritje këtë të hënë duke u blerë sot me 114.1 lekë dhe duke u shitur me 115.3 lekë.