Si kurrë më parë/ Edi Rama, Ilir Meta dhe Tom Doshi bëhen ‘bashkë’

0

Nuk na ka ndodhur shpesh që të shohim presidentin e vendit Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-deputetin Tom Doshi në të njëjtin ambient.

Kjo ka ndodhur gjatë paradites së sotme gjatë meshës së shenjtë të hyrjes së arqipeshkvit të ri Imzor Arjan Dodaj, në ambientet e Katedrales Shën Pali në Tiranë.

Presidenti Meta u pa të hynte i vetëm brenda ambienteve të Katedrales, ndërkohë që kryeministri Edi Rama dhe Tom Doshi shoqëroheshin nga bashkëshortet e tyre.

Rama dhe Meta janë në këtë ceremoni si përfaqësues të institucioneve më të lartë shtetërore, ndërkohë që Doshi është një besimtar katolik, dhe frekuentues i rregullt i meshave në katedrale.

I pranishëm në këtë ceremoni është dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, dhe përfaqësues të tjerë politikë e të besimeve fetare.

Imzot George Frendo i kalon sot detyrën e Arqipeshkvit të Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, ndërsa në fjalën e tij në ceremoni, ai shprehu besimin se Dodaj do ta kryej më së miri këtë punë

“Gjithmonë e kam dashur Shqipërinë dhe shqiptarët dhe te ky popull kam gjetur dashuri e respekt më shumë se sa meritoja. Falënderoj popullin shqiptar që u bë edhe populli im. Do largohem nga Shqipëria me keqardhje, por mu duk e drejtë t’i kaloj vitet te fundit të jetës sime në vendlindje. Do mbeteni pjesë e zemrës sime e do ju kujtoj me lutje.

Politika mund të ndryshojë e të përmirësojë strukturat, por besimi mund të arrijë atje ku nuk arrin politika, mund të ndryshojë zemrat. Le të angazhohemi më shumë për një Shqipëri më të drejtë, më të vëllazërore. I drejtohem pasardhësit tim, për më shumë se 4 vite kemi punuar ngushtë bashkë. Emri yt do të përmendet në meshë çdo ditë e kjo do të thotë se nuk do jesh vetëm në zbatimin e detyrës tënde, është një dioqezë me ty.

Je shumë më i ri se unë dhe je shqiptar, që do të thotë se je më i aftë se unë për të kuptuar mentalitetin, psikologjinë e kulturën e këtij vendi. Për këto avantazhe që unë nuk i kisha, le të jenë për t’u një dhuratë që të bën shumë më afër deleve që Zoti do të të dhurojë”, tha ai.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu