“Si ndihesh si gruaja më e afërt politikisht me Ramën?”/ Spiropali: Nuk di të përcaktoj gjeografitë e gjithsecilit!

0

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte e ftuar në “Top Story” në Top Channel.

Ajo u pyet nga autorja dhe moderatorja e emisionit, Grida Duma se si ndihet si gruaja më e afërt politikisht me kryeministrin Edi Rama.

Spiropali u përgjigj duke thënë se “Nuk di të përcaktoj gjeografitë e gjithsecilit. Pozicioni nuk do të thotë se kë ke ngjashmëri, nuk do doja për vetën e as për të tjerët që të bëhen përcaktime të tjera. Nuk është kjo që i përcakton njerëzit, është qesja që kanë ndaj detyrës, pushtetit, që i bënë ata të afërt apo jo. Karrigia ku ulemi nuk na përket dhe sa më shumë nga ne ta kopjojnë aq më mirë do jetë për politikën, shërbimin politik.”