Si paraqitet gjendja e të plagosurve pas atentatit me armë në lokal te Don Bosko?

0

Detaje të reja janë mësuar lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve që u prekën nga plumbat në masakrën e Don Boskos.

Nga të dhënat e deritanishme, xhaxhai i Fatjon Muratit, Sahit Murati, është aktualisht në sallën e operacionit pasi ka 2 plumba në shpatull. Të plagosurit e tjerë kanë marrë gjithashtu plumba në kofshë, gjoks, madje njëri është prekur në kokë, por fatmirësisht është lënduar vetëm në pjesën e jashtme dhe nuk ka goditje në pjesë vitale. Deri më tani për mjekët, gjendja shëndetësore e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. E vetmja që nuk kishte asnjë shenjë jete në vendin e ngjarjes ishte banakierja, 60-vjeçare Mimoza Paja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu