Si shpëtoi dadoja dhe 2-vjeçari nga ‘Rrugën e Elbasanit’?

0

Një zjarr shpërtheu mesditën e sotme në një apartament në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’. Pamjet shkaktuan panik tek banorët që vrapuan jashtë.

Për fat flakët u shuan nga zjarrfikëset, ndërsa dëmet materiale brenda në apartament ishin të shumta. Në banesë gjendeshin një gruaje 60-vjeçare dhe një vogëlush 2-vjeçar për të cilin ajo kujdesej. Ngjarja mendohet se ka ndodhur për shkaqe aksidentale. Fatmirësisht të dy janë në një gjendje shëndetësore të mirë.

“Kishte shumë tym, dikush po bërtiste fëmija, fëmija dhe ai ishte diku 2 vjeç dhe e nxora jashtë, më pas shkova mora edhe dadon. Fatmirësisht vetëm dëme material sepse arritëm në kohë”-u shpreh për mediat, një punonjës i zjarrfikëses.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu