Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në fashtin Romës në Selenicë të Vlorës. Një 55-vjeçar dhe një 23-vjeçar me inicialet B. Xh., dhe E. I., janë asfiksuar, pasi po montonin një pompë uji në një pus. Policia ka njoftuar se dy personat janë dërguar me urgjencë në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ka qenë një fëmijë që i ka parë dy personat në gjendje të fikti dhe ka lajmëruar të rriturit. Ata kanë vepruar menjëherë dhe i kanë dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore
Policia e Vlorës/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në fshatin Romës, Selenicë, shtetasit B. Xh., dhe E. I., duke montuar një pompë uji në pus, dyshohet se janë asfiksuar nga gazi dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.