Gazetari gjerman Michael Martens ka realizuar një intervistë me kryeministrin Albin Kurti për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave. Martens ka publikuar disa pjesë të shkurta të intervistës në Twitter (që së shpejti do të publikohet në FAZ) derisa thekson se Kosova në dhjetor zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Ambasadori amerikan ‘kishte më shumë informacion se unë’ për situatën në veri”, citohet të ketë thënë Kurti, duke përmendur shqetësimet e tij për çështjen e sigurisë, por pa hyrë në detaje, raporton Telegrafi.
Gazetari gjerman njofton se në intervistën që së shpejti do të publikohet në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung do të flitet edhe për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, çështja e liberalizimit të vizave, çështja e anëtarësimit në Këshill të Evropës, etj.