Si u zgjodh Messi fituesi i Topit të Artë dhe kush e votoi?!

0

 – Messi fitoi Topin e Artë për herë të shtatë duke vendosur një rekord personal dhe të të gjtihë historisë së këtij trofeu prestigjoz individual. Pas yllit argjentinas u rendit ai që shumica e sportdashësve menduan që duhet të ishte fituesie, sulmuesi polak i Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowskin dhe i treti Jorginhon.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain i fitoi 613 pikë, 33 më shumë se sulmuesi polak Lewandowski, i cili i mblodhi 580 pikë.

Topi i Artë 2020 nuk u nda vitin e kaluar për shkak të pandemisë që paralizoi në shumë vende aktivitetet e ndryshme përfshirë edhe ato futbollistike,.

Por si votohet për Topin e Artë?

Për Topin e Artë votojnë 180 gazetarë nga e gjithë bota, të përzgjedhur nga revista franceze France Football, e cila e ndan këtë çmim që nga viti 1956.

180 gazetarë nga 180 shtete të ndryshme të botës duhet të votojnë për pesë lojtarë nga lista e ngushtë prej 30 futbollistëve, sipas meritës.

Pikët jepen si në vijim:

I pari:       6 pikë

I dyti:        4 pikë

I treti:       3 pikë

I katërti:  2 pikë

I pesti:      1 pikë

Çmimin e fiton lojtari që merr më së shumti pikë. Në rast se dy lojtarët e parë e kanë numrin e barabartë të pikëve, atëherë merret parasysh numri i votave për vendin e parë.

Faktorët kryesorë që merren parasysh në votim

Jurisë i bëhet më dije t’i marrë parasysh tri kritere kur të vendosë se kujt t’ia japë çmimin:

1.Paraqitjet individuale dhe ekipore gjatë vitit

2.Klasi i lojtarit (talenti dhe ndershmëria në lojë)

3.Karriera e lojtarit

Argjentinasi e lë tani mbrapa rivalin e vet të përbetuar, Cristiano Ronaldo, i cili ka pesë Topa të Artë.

Messi ia fitoi Argjentinës trofeun e parë të madh pas një pritjeje të gjatë 28-vjeçare, kur triumfoi ndaj Brazilit në finale të Kupës së Amerikës 2021 në verë. Mënyra sesi 34-vjeçari e mbizotëroi turneun e Amerikës Jugore ishte e mahnitshme, pasi ai ishte golashënuesi më i mirë, asistuesi më i mirë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i turneut.

Ai po ashtu e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën dhe e mbylli sezonin si golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në La Ligës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu