Si vështirësitë dhe sfidat e jetës nuk e ndalën kurrë aktorin e njohur Keanu Reeves

0

Ky është Keanu Reeves, ylli i filmit “The Matrix”.
Babai e braktisi atë kur ishte 3 vjeç, dhe është rritur nga 3 njerkë të ndryshëm.
Ai është disleksik.
Ëndrra e tij për t’u bërë lojëtar hockey u shkatërrua nga një aksident serioz.
Vajza e tij vdiq gjatë lindjes.
Gruaja e tij vdiq në një aksident me makinë.
Shoku i tij më i mirë, River Phoenix, vdiq nga mbidoza.
Motra e tij u përball me leuçeminë.

Pa bodyguard, pa shtëpi luksoze.
Keanu jeton në një apartament të zakonshëm dhe pëlqen të shëtisë nëpër qytet.
Ai shpesh shihet në metrotë e qytetit të New Yorkut.

Gjatë xhirimeve të filmit “The Lake House”, ai dëgjoi bisedën mes dy asistentëve të kostumografëve, ku njëri po qante sepse do të humbte shtëpinë nëse nuk paguante $20,000 – Në të njëjtën ditë, Keanu depozitoi sasinë e nevojshme të parave në llogarinë bankare të asistentit.
Përgjatë karrierës së tij ai ka dhuruar sasi të mëdha për spitalet, dhe $75 millionë nga fitimet e tii në filmin “The Matrix” për bamirësi.

Në 2010, në ditëlindjen e tij, Keanu shkoi në një furrë buke dhe bleu një petull me një qiri të vetëm, e hëngri atë para furrës së bukës dhe i ofroi kafe të gjithë njerëzve që ndalonin t’i flisnin.

Në 1977 disa paparacë e panë atë duke ecur një mëngjes bashkë me një të pastrehë në Los Angeles, duke e dëgjuar atë dhe duke ndarë historinë e tij për disa orë.

Në jetë, ndonjëherë njerëzit më të thyer përbrenda, janë ata që janë më të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

Ky njeri mund të blejë gjithçka, dhe në vend të kësaj ai zgjohet çdo ditë dhe zgjedh të vetmen gjë që nuk mund të blihet dot:

👉Të qënurit një njeri i mirë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu