Moderatorja e emisionit “Abc-ja e mëngjesit” është përballur me një kamera të fshehtë nga ana e stafit, se do të moderojë emisionin “Radarin Informativ”, në të cilin prej disa ditësh zëvendëson kolegen e saj Jonida Shehu, pasi ka rezultuar me koronavirus.
Në video, shihet gazetari Enkel Demi i cili i tregon se do të moderojë “Radarin”, ndërsa moderatorja është në dilemë pasi gjendet mes dy zgjedhjesh. “Jam e lëkundur, por kjo nuk do të thotë që nuk e dua këtë që bëj“, shprehet moderatorja.