Silogjizëm me ngjarjen e rusëve në Qerret/ Pedagogu i kriminalistikës: Djali i Sergei Skripal u gjet i vdekur në pishinë

0

Pedagogu i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një lloj krahasimi me ngjarjen e ndodhur në Qerret të kavajës ku u gjetën të vdekur turistët rusë me rastin e vdekjes së djalit të Sergei Skripali i cili gjithashtu u gjet i vdekur në një pishinë.

Eksperti tha se rusë kanë programe që prodhojnë agjentë në mënyrë të vazhdueshme duke bërë të mundur realizimin e operacioneve të pazbulueshme.

“Ajo që njohim ne është që rusët kanë një program nga 60 -93, program folient që vazhdon prodhon agjent dhe reagent organik dhe inorganik që bëhen të padetektueshënm për shumë prej pajisjeve të NATOS-s. Njëkohësisht në lidhje me zgjedhjet, ata kanë një njësi që quhet njësia speciale e shërbimeve të ushtrisë, ata që bënë grushtin e shtetit në Malin e Zi dhe ata vijnë në rastin e zgjedhjeve gjithmonë.

Nuk dua të bëj teori konspirative sepse janë ca gjëra që fillojnë dhe mbushin puzëllin dhe na del version i foliantit, i teatrit të Dubraskës, që s’u mor vesh çfarë gazi hodhën. Ke dhe Skripalin. Ajo që nuk është zbuluar akoma është djali i vet që u gjet i vdekur në San Pertërbug, si ky rast, në një pishinë”,-tha Karamuço.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu